Berisha surprizohet në konferencë, gazetari i dhuron pikturë: Pas disa vitesh do të shitet 100 mijë euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë një dhuratë të veçantë gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët.

Para se t’i drejtonte pyetjen, gazetari Almer Toska i dhuroi kryedemokratit një portret të tij. Gazetari tha se kjo ishte një dhuratë nga redaksia me rastin e ditëlindjes se Berishës.

“Kjo pikturë pas disa vitesh do shitet 100 mijë euro”, tha gazetari.

Nga ana tjetër, Berisha e falënderoi teksa nuk i kurseu buzëqeshjet.

Të Fundit