Berisha: QSUT ka vjedhur e shkatërruar të sëmurët. Onkologjiku do të shkëputet nga QSUT dhe do të krijohet Instituti i Tumoreve me buxhet të pavarur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD për shëndetësinë u ndal te rasti i Onkologjikut. Berisha e cilësoi Onkologjikun si një aferë korruptive ndërsa deklaroi se sipas programit të PD për shëndetësinë, nëse kjo parti vjen në pushtet Onkologjiku do të shkëputet nga QSUT dhe do të krijohet Instituti i Tumoreve me buxhet të pavarur.

Sipas Berishës, sektori privat do klasifikohet non-profit dhe profit, sektori publik do mbajë lidhje me sektorin privat non-profit. Ata që janë non-profit dhe do jenë në marrëdhënie me sektorin publik, ata do ndjekin rregullat e këtyre marrëdhënieve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nuk jemi ne kundër sektorit privat, por në mënyrë absolute do presim me gërshërët e ligjit të gjitha marrëdhëniet korruptive midis sektorit publik dhe sektorit privat.
Në qoftë se unë e diagnostikoj të sëmurin dhe i them do të mjekoj në privat, kjo nuk do ndodhë kurrë.
Sektori privat do klasifikohet non-profit dhe profit, sektori publik do mbajë lidhje me sektorin privat non-profit.
Ata që janë non-profit dhe do jenë në marrëdhënie me sektorin publik, ata do ndjekin rregullat e këtyre marrëdhënieve. Shteti është i gatshëm të trajtojë atë sektor me përparësi.
Por, thashë dhe njëherë, nuk mund të bëhet shteti kurrë zhvendosës i fondeve të të sëmurëve në spitale private, të cilat janë edhe jashtë standardit, të themi atë që është.
Ku mbetëm?
Sot ne jemi i vetmi vend në Europë pa kartelën dixhitale. Ishte e gatshme, ishte absolutisht e gatshme.
Mjekët vazhdojnë dhe shkruajnë siç shkruajmë ne në kohën tonë. Jo, do dixhitalizohet sistemi i tëri.
Kartela do dixhitalizohet. Protokollet dhe kostoja e tyre do të jenë baza e praktikës në klinika dhe spitale.
Onkologjiku do të shkëputet nga QSUT sepse është konstatuar se QSUT i ka vjedhur dhe shkatërruar të sëmurët. Ajo drejtori famëzezë ka bërë tendera të përsëritura pa sjellë asnjë ilaç. Askush nuk ka punë më të vështirë se mjekët e onkologjikut, por ama heshtja e tyre nuk mund të pranohet. Po pse duhet të heshtin ata para hajdutëve drejtorë dhe ministra. Dhe kanë heshtur.
Ka prej tyre që nuk kanë heshtur, kanë ikur dhe e kanë nderuar bluzën e bardhë.
Ndaj do krijohet Instituti i Tumoreve. Ky institut do ketë buxhetin e vet dhe i garantoj shqiptarët se sado që të kushtojnë ilaçet e tyre, të cilat përdoren në BE, do përdoren në Shqipëri.
Unë e di se këto ilaçe janë shumë të kushtueshme, por e di se ky shtet ka çdo mundësi për t’i blerë ato.
T’u them një gjë, por për kohën që kam qenë kryeministër, nuk më ka ardhur kurrë një lajm se aty mungojnë ilaçet. Mund të ketë ardhur njëherë nga hematologjia dhe e blemë. Kushtonte jashtë mase. Nuk mundet shteti që të mos blejë ilaçet që janë të domosdoshme.
Sepse këta qeveritarë, duke e ndjekur me shumë shqetësim, kam konstatuar se kanë pasur një qëndrim shumë kriminal, në sensin që zëdhënësit e tyre në studiot televizive deklaronin se ata të dënuar janë. Në një kohë kur ata, sot shërohen, ata janë heronjtë më të vërtetë, njerëzit më heroikë me betejën që bëjnë me sëmundjen. Të tjerët e kanë jetëgjatësinë 2 ose 2 herë e gjysmë më të madhe se në Shqipëri.
Kështu që kjo praktikë përmbyset.

Të Fundit