Berisha për Yuri Kim: “Guvernatorja” shkel parimet themelore të demokracisë

Këtë të martë ish-kryeministri, Sali Berisha, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore te memorialit të të Persekutuarve në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij Berisha teksa e cilësoi ambasadoren amerikane, Yuri Kim, si guvernatore, tha se ajo jo vetëm shkel rregullat, por sipas tij Kim ka shkelur parimet më themelore të lirisë dhe demokracisë.

“Në këtë betejë ne duhet të kemi besim të madh tek vetja jonë në radhë të parë. Nuk po ndalem në thirrjet e guvernatores, e cila më kujton partinë e Freeman. Ka qenë një amerikan që kishte një parti komuniste, vinte na thoshte në fjalime se demokracia juaj është ideale, të kishim ne këtë demokraci që keni ju këtu, do ishim vendi më i lumtur. Ai kishte një parti marksiste-leniniste. Por edhe kjo, jo vetëm shkel rregullat, por parimet më themelore të lirisë dhe demokracisë. Unë kam besim se ne do të dimë të dallojmë qëndrimet absurde, të papranueshme me vlerat e vërteta të SHBA, vendit të madh të lirisë. Dhe asgjë nuk do lëkundë besimin tonë në ato vlera, përkundrazi do të përpiqemi gjithnjë e më shumë t’i konsolidojmë. Fillimi me primaret, është një model i tyre dhe këtë model ne do ta çojmë edhe më tutje”, tha Berisha.

Të Fundit