Berisha për ambasadoren Kim: Si ka mundësi kjo zonja nuk thotë një fjalë për…

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ditën e sotme po mban foltoren e radhës në Vaun e Dejës.

Gjatë fjalës së tij ai nuk kurseu kritikat për ambasadoren e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, për të cilën tha se nuk thotë asnjë fjalë për kanabizimin e Shqipërisë, për Reformën e dështuar në Drejtësi, për ikjen e investitorëve të huaj etj.

Më tej Berisha u shpreh se Kim shkoi dhe uroi natën e 25 prillit kreun e KQZ për zgjedhjet, të cilat sipas tijishin më të këqijat në historinë e vendit.

“Lul Bravën e mbështesin edhe përfaqësues të shtetit mik. Por kë po mbështesin ata, një të marrë peng për dosjen Luzi. Ai firmosi që për të mos shkuar në burg për krimin e kryer, të largojë Sali Berishën nga politika. Pyesim pak këtë zonjë dhe paraardhësin e saj. Si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë nga konispoli në Vermosh dhe nuk thatë një fjalë kundër qeverisë. Si ka mundësi kur prokuroria italiane solli dosjet i krahasuat me ato dosjet e komunizmit? Si ka mundësi që nga Shqipëria ikin investitorë të huaj dhe nuk thoni një fjalë? Si ka mundësi që nga ky vend ikin me qindra mijëra qytetarë dhe nuk thoni një fjalë kundër Edi Ramës? Si ka mundësi që vazhdoni të reklamoni Reformën e dështuar në Drejtësi? Si ka mundësi të mbështesni një person që kaloi nga humbja në humbje? Mos mendoni se mbështesin Lulzim Bravën. Jo! Ata mbështesin Edi Ramën i cili është mik i George Soros. E pamë sesi natën e 25 prillit, zonja shkoi dhe uroi kreun e KQZ për zgjedhje, të cilat ishin më të këqijat në historinë e vendit”, tha Berisha./Opinion.al

Të Fundit