I mbetur pa vulë e sigël të PD, Sali Berisha mblodhi sot kryesinë ku diskutoi mbi vendimin që do të marrë për zgjedhjet lokale.
Mbledhja vjen vetëm një ditë pas vendimit të gjykatës së Apelit.
Gazetarja Erneta Shevroja tha për ABC News se sot diskutimet u përqëndruan në mundësitë që kanë kandidatët e dalë nga primaret për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit. Referuar burimeve nga mbledhja dy janë mundësitë që po diskutohen:
1- kandidatët e primareve të hyjnë në zgjedhje me koalicion
2- të futen në garë zgjedhore si kandidatë të pavarur.
Mësohet se forma më e pranueshme nga diskutimet ishte që kandidatët e primareve të përfshihen përmes një koalicioni.
Gjithësesi vendimi përfundimtar pritet të merret nesër, ku nga Berisha është thirrur mbledhja e Këshillit Kombëtar.