Berisha “non grata”, Rama: Nuk merrem me telenovelën politike, jam 100% i fokusuar te punët – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Berisha “non grata”, Rama: Nuk merrem me telenovelën politike, jam 100% i fokusuar te punët

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat ditën e sotme nga sheshi “Skënderbej”, ku ka inspektuar procesin e vaksinimit është pyetur nga gazetarët edhe për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Rama refuzoi që të japë një koment duke thënë se është i fokusuar tek punët e tij dhe nuk do të merret me telenovelën politike.

“Jam i fokusuar 100% te punët. Nuk ka kohë për pushim dhe jam i vendosur të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspekte që e kanë kthyer jetën publike në telenovelë rraskapitëse. Për mua ka shumë më tepër rëndësi sa vaksina kryhen gjatë ditës dhe sa kantieret përparojnë duke përmbushur angazhimet tona dhe mbi të gjitha, jemi duke punuar për mandatin e tretë dhe së shpejti do të dalim përpara shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete në kongresin e 12 qershorit”, tha Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *