Berisha: Betejë ligjore për shpalljen non grata nga Britania e Madhe

“Provat kundër meje, sponsorizim i Sorosit”

Pasi është njohur me dokumenat zyrtare të Home Office që çuan në shpalljen e tij “non grata” nga Britania e Madhe, Sali Berisha paralajmëroi një tjetër betejë ligjore për të fituar pafajësinë.

“Tani do të nisë betejën ligjore”.

Dhe pas të treja provave thotë se qëndron George Soros.

“Cilat janë dokumentet ku Është bazuar shpallja ime non grata? Dokumentet zyrtare të Home Office tregojnë tre burime, burimi i parë Fondacioni Shoqëria e Hapur George Soros, burimi i dytë sponsori i mediave BIRN, Balkan Insight, Reporter, superspekulant George Soros; burimi i tretë akuzat e kundërshtarëve të mi politikë Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha”.

Për Berishën, shpallja e tij “non grata” ka vetëm një qëllim.

“E vërteta e raportit është se po i bëhet një sulm opozitës për ta asgjësuar atë, për turp atë e bën Rama dhe mafia e George Soros”.

Me të njëjtin argument, Berisha sfidoi SHBA-të cilat e kanë shpallur më herët “non grata” për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

“Sfida ime është paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem nga politika”.

Lidhur me vendimin e DASH-it, Berisha është shprehur se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij për Sekretarin Amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili e shpalli non grata në 19 Maj të vitit 2021.

Të Fundit