Bebe Rexha ndahet nga i dashuri? Partneri e kritikon artisten për shtimin në peshë

Marrëdhënia e këngëtares Bebe Rexha me të dashurin e saj duket se nuk është në ditët më të mira. Kështu të paktën ka lënë të kuptohet vetë këngëtarja, e cila ka postuar në rrjetet sociale një mesazh nga Keyan Safyari, i cili e kritikon për pamjen e saj fizike.

“Ti more 35 kilogramë, padyshim që ke shtuar peshë dhe fytyra jote po ndryshon. A duhet të pretendoj se kjo nuk ka ndodhur dhe se është në rregull?”, shkruhet në tekstin drejtuar artistes me origjinë shqiptare.

Ndër të tjera, i dashuri e saj e këshillon artisten të kërkojë ndihmë për të zgjidhur këtë problem.

Këngëtarja ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar drejtpërdrejt statusin e lidhjes së tyre, por fansat kanë theksuar se kjo ka të ngjarë të jetë një njoftim për ndarjen e tyre. Çifti janë bashkë që nga viti 2020.

Rexha zbuloi vitin e kaluar se vuante nga probleme shëndetësore të cilat besohet se kanë qenë një faktor kyç në shtimin e peshës së saj.

Të Fundit