Bën marrëveshje me kompaninë e sigurimit, avokatja vjedh qytetarin e aksidentuar

Gjon Mula tregon, se ka bërë një aksident në vitin 2021 në Balldre të Lezhës dhe nga goditja pati pasoja serioze në kokë. Pasi Gjoni doli nga Spitali i Traumës, atij i vjen në shtëpi avokate Eriselda Abazaj me një kolege dhe një notere, duke i premtuar të ndiqte cështjen e dëmshpërblimit në favor të tij. Gjonit iu tha, se do të fitonte miliona, që do t’i merrte me këste. Në këto kushte Gjoni firmosi prokurën e përfaqësimit, duke i dhënë të drejtën Eriseldës, për të ndjekur cështjen e aksidentit të tij. Për 7 muaj Gjoni nuk mori asnjë informacion nga avokatja e tij, ndaj u detyrua t’i revokojë prokurën dhe të marrë avokat tjetër.Por Eriselda Abazaj në prokurën, që i kishte marrë Gjonit, kishte shkruar një paragraf absurd, sipas të cilit, nëse Gjoni do t’i hiqte përfaqësimin asaj dhe do të merrte një avokat tjetër, ajo mund ta prishë këtë akord në vend të Gjonit.vetë Eriselda, e kontaktuar nga gazetari i emisionit, i la takim këtij të fundit, por më pas u shmang.Ne mësuam, se zonja Gjoni ka bërë marrëveshje me kompaninë e sigurimit për 5-10 milionë lekë dëmshpërblim. Por vetë Gjoni nuk ka marrë asnjë lek.Cështja e mashtrimit ka shkuar edhe në Prokurorinë e Tiranës, ku është klasifikuar si civile. Por gjykata e ka kthyer sërish për hetim.

Të Fundit