Belinda Balluku: Vjedhja e 430 mln € si puna e 5 mijë vetave në 2 mijë karrige

Me debate dhe përplasje verbale është shoqëruar dëshmia e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Balluku akuzoi demokratët se abuzojnë kur thonë se dëmi ekonomik në çështjen e inceneratorëve është 430 milionë euro.

Sigurisht që ministres i është kundërpërgjigjur kryetarja e komisionit Jorida Tabaku, e cila i ka kujtuar asaj se një person ndodhet në burg për aferën.

Pjesë e debatit:

Belinda Balluku: 430 mln euro e abuzimit, për këto kontrata që i kam gjetur, por i kam hapur se jam shqetësuar dhe unë, se nuk dalin gjëkundi. Nuk e kam pasur mundë

Jorida Tabaku: Do e krijojmë një mundësi për të gjitha shqetësimet që kanë palët

Belinda Balluku: Është një abstragim i i juaji, se si po të shtosh 30 mijë euro në muaj për vonesë, plus se sa shkojnë në 30 vite, impaktojnë vjedhjen e madhe prej 430 mln euro. Kam respekt për punën që ju bëni në këtë rast, kjo shkon si puna e karrigeve të pallateve të kongreseve që morët 5 mijë veta për 2 mijë karrige

Jorida Tabaku: Me qetësi kolegë, se me këtë 7 x7 bëjnë 42 ka shkuar në burg, të shohim nëse ky 7 x7 bëjnë 42 do çoj njeri tjetër

Belinda Balluku: Nëse e keni marrë përgjegjësi sikur këto 430 mln i keni të kapura vjedhe ndërkohë ky është një abstragim, kjo histori shkon sikur te ato 2 mijë karrige të fusni 15 mijë veta

Jorida Tabaku: Qytetarët e kuptojnë të gjithë se deri nesër do e dëgjojmë disa herë se erdhi mesazhi në linjë.

Të Fundit