Belinda Balluku: Pamja ime është kjo që është, por punët i bëj mirë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i është kundër përgjigjur deputetit demokrat Xhelal Mziu, pasi ky i fundit e quajti “trendy.”

Gjatë interpelancës për rrugën e Arbrit, Mziu deklaroi se ka frikë për karrierën e ministres e cila tani është në Dibër, pasi mund të përfundojë si paraardhësi i saj në vitin 2021.

Mziu: Këto 5 vitet e fundit ke qenë shumë trendy, dhe parashikoheshe se do ishte pasardhësja e udhëheqësit, por të kanë sjellë në Dibër dhe shumë mirë kanë bërë që të kanë sjellë në Dibër se jam e sigurt që do të ndikojë në karrierën tënde. Të sugjeroja mos të kishte ardhur se do të pësosh fatin e Dionisit në 2021. Mua më intereson rruga e ngelur rrugëve nga ju ministre.

Nga Foltorja e  Kuvendit Balluku tha se nuk duhet të merret me pamjen e jashtme. Pavarësisht pamjes, Balluku theksoi se punët në shërbim të qytetarëve i bëjnë si duhet.

Balluku: Shkon shumë rrallë në Dibër, erdhe këtu me foto se nuk e përshkon atë rrugë, se nuk të presin. Edhe për qershitë që më tregove, që kam shkuar me aheng dhe pa aheng, ti i ke personale gjërat. Ti ndoshta më do me shami të kuqe, por mua shamitë nuk më shkojnë, kështu që qëndrojë tek teknikalitetet e rrugës, është turp për ju zonja të PD që i lejoni kolegët tuaj të merren me ministret dhe deputetet e PS-së për sa i përket pamjes. Pamja ime është kjo që është ama punët i bëj mirë. Ne çohemi në mëngjes, bëjmë punët për qytetarët, e dinë ata nëse do na japin votën apo jo. Mziu i ka bërë thirrje gjithë Dibrës votoni Edi Ramën se vetëm ai duhet votuar, dhe besoj se e ka bërë këtë thirrje për shkak të rrugës së Arbërit. Kontrata është ajo që është miratuar dhe nuk i është shtuar asnjë qindarkë dhe nuk do t’i shtohet.

Të Fundit