Belinda Balluku në Rrogozhinë: Duhen mbledhur lekët e ujit, na duhen për investime – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Belinda Balluku në Rrogozhinë: Duhen mbledhur lekët e ujit, na duhen për investime

Ministrja i bëri thirrje pushtetit lokal dhe i ‘tërhoqi veshin’ duke shtuar se duhen mbledhur lekët e ujit nga qytetarët, pasi duhen për investime të tjera

RRGOZHINË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ishte sot në Rrogozhinë ku inspektoi ujësjellësin e ri. Teksa fliste për investimin e ri të bërë në këtë zonë, Balluku tha se vijon të mbetet një problem mospagimi i faturave të ujit.

Ministrja i bëri thirrje pushtetit lokal dhe i ‘tërhoqi veshin’ duke shtuar se duhen mbledhur lekët e ujit nga qytetarët, pasi duhen për investime të tjera.

“Qytetarët arrijnë ta kuptojnë një investim vetëm kur rrjeti i shpërndarjes është funksional. Ky ka qenë një qytet që kishte të bazuar shpërndarjen në ujë edhe me çezma publike. E kemi me merak që investohet shumë në sektorin e ujit por akoma nuk kemi mentalitet të qartë për pagesat e ujit. Ju e dini shumë çfarë reforme është bërë. Të ardhurat që mblidhen investohen në rrjet të shpërndarjes së ujit për të pasur sa më pak ndërprerje. Ne po investojmë, do vazhdojmë të investojmë në rrjetin e shpërndarjes. Por është detyrë e rrjetit lokalNe duam të çojmë ujë cilësor në rubinetat e qytetarëve. Për ujë pa bakterie dhe mikrobe. Këto janë shërbime dhe investime që duhen paguar. Do ketë një kontroll më të madh për pagesat në të ardhmen. Duhet bërë një reformë e ngjashme me atë të energjisë elektrike. Jemi sensitivë sa i përket çmimit të ujit. As ai çmim që kemi vendosur nuk mblidhet nga pushteti lokal. Është e domosdoshme të kontribuojmë në këtë proces,”- tha Balluku ndër të tjera.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *