Deputeti Belind Këlliçi ka shpallur kandidaturën për primaret që do të zhvillojë Partia Demokratike.
Këlliçi dëshiron të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.
Gara në Tiranë pritet të jetë mjaft e fortë. Kandidati tjetë i konfirmuar deri tani është doktori, Ilir Alimehmeti.
Procesi i primareve pritet të përmbyllet brenda muajit nëntor, kur do të mësohen kandidatët e opozitës.