Pavarësisht pandemisë dhe situatës së vështirë ekonomike, Bashkia e Kukësit ka propozuar rritjen e taksave vendore.
Në relacionin drejtuar Këshillit Bashkiak, kryetari Safet Gjici ka propozon rritjen e tarifave vendore për infrastrukturën nga 4% në 6%.
Kjo taksë do të aplikohet për të gjitha ndërtesat me qëllime banimi dhe biznesi.
Vendimi u miratua me unanimitet nga anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Një nga taksat me karakter të përkohshëm e përfshirë në draft paketën fiskale të vitit 2021 është dhe taksa për linjat ajrore dhe nëntokësore, që përfshijnë dhe linjat e internetit.
Qarku i Kukësit është zona më e varfër e Shqipërisë dhe me numrin më të lartë të familjeve që përfitojë ndihmë ekonomike.