Bashkëshortja dhe 3 fëmijët u mbytën në lumin Buna, del para gjykatës Erdgys Arrazi

Rreth një orë pasi palombarët gjetën në ujërat e lumit Buna trupin e pajetë të djalit 3-vjeçar të familjes Arrazi, është paraqitur në gjykatën e Shkodrës, i ati i tij Erdgys Arrazi, i akuzuar se ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes përmes dhunës psikologjike.

Ai do te njihet sot me masën e sigurisë, për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj bashkëshortes Alma Arrazi, e cila në kushte të rënduara psikologjike u vetëhodh nga lumi Buna bashkë me 3 fëmijët e mitur.

Gazetari i A2 CNN, Julian Kasapi tregoi dinamikën e ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën dhe opinionin publik, duke bërë me dije se Prokuroria e Shkodrës ka zbuluar mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të së ndjerës.

Të Fundit