Bashkëqeverisje me Bashën? Rama: Dora vijon të jetë e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të vendit – Stop
Lajme, Të Gjitha

Bashkëqeverisje me Bashën? Rama: Dora vijon të jetë e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të vendit

TIRANË

Me lojëra fjalësh duket se i është përgjigjur kryeministri Edi Rama interesit të gazetarëve lidhur me vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, Sali Berishën.

“PS sot është në një moment tjetër të rrugëtimit të saj duhet të ndjejë në gjithë qelizat e saj sa shumë punë e energji përfshin kjo” u shpreh Rama ndërsa theksoi edhe një herë dorën e shtrirë për opozitën në këtë mandat qeverisës.

“Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin tonë të tretë me dorën e shtrirë, pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda PD, dhe dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve e të vendit” -tha Rama, ndërsa iu përgjigj akuzave për pazare politike.“Jam shumë i përgatitur të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar edhe në raport me ju. Jam shumë i vetëdijshëm që pa dashje pa menduar se mund të kem tejkaluar kufirin, kam krijuar shqetësime për ju. Ju jap fjalën që do bëj cmos për të qenë në dispozicionin tuaj i urtë i dashur. E kuptoni se sa e madhe është sfida jonë. Trishtimet dhe gëzimet janë shumë të brendshme për t’i shpërdoruar për diçka që i përket një tjetër kampi politik” u shpreh Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *