Bashkëpunim me Berishën nëse ai vjen në krye të PD-së? Soreca: Jemi gati për këdo, në çdo rast – Stop
Lajme, Të Gjitha

Bashkëpunim me Berishën nëse ai vjen në krye të PD-së? Soreca: Jemi gati për këdo, në çdo rast

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca ka dhënë një mesazh të fortë, ku ka lënë të hapur bashkëpunimin edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat, Soreca u pyet nga gazetarët nëse BE do të bashkëpunonte me Berishën nëse ai vinte në krye të PD-së. Në përgjigjen e tij Soreca tha se BE është gati për bashkëpunim me këdo, në çdo rast.

Pyetje: Nëse vjen Berisha në krye të PD a do ketë bashkëpunim me PD?
Soreca: Ne kemi bashkëpunuar me këdo dhe kurdo, jemi gati për bashkëpunim me këdo ne çdo rast.

Kujtojmë se Berisha është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që kreu i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *