Basha uron Melonin: Miqësia me Italinë do të na bashkojnë më shumë në rrugëtimin tonë evropian – Stop
Lajme, Të Gjitha

Basha uron Melonin: Miqësia me Italinë do të na bashkojnë më shumë në rrugëtimin tonë evropian

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Georgia Melonin dhe  “Koalicionin e djathtë” në Itali për fitoren.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se miqësia mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë gjithmonë e artikuluar mbi një partneritet strategjik.

Basha: Urime “Forza Italia” dhe koalicionit të qendrës së djathtë për fitoren. I uroj punë të mbarë  qeverisjes së një vendi me të cilin na lidh një marrëdhënie e vërtetë dhe e thellë. Miqësia historike mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila gjithmonë është artikuluar nga një partneritet strategjik, bazohet në vlera të përbashkëta që do të na bashkojnë edhe më shumë në rrugëtimin tonë evropian.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *