“Basha të japë dorëheqjen, elektoratin e PD e quajti llum”, Noka: Pa fatin e karriges së tij, jo të PD-së – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Basha të japë dorëheqjen, elektoratin e PD e quajti llum”, Noka: Pa fatin e karriges së tij, jo të PD-së

TIRANË

Në përfundim të mbledhjes të grupit parlamentar të PD, deputeti Flamur Noka kritikoi ashpër kryedemokratin Basha, ndërsa tha se konfirmoi fatin e karriges së tij dhe jo të partisë.

Duke komentuar debatet në mbledhjen e kryesisë së grupit, mbledhur mbrëmjen e së dielës, Noka tha se Basha mbrëmë i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’.

“Shqipëria nuk ka pasur në këto 30 vite demokraci një kundërshtar që t’i thotë “llum” anëtarët e PD-së Basha mbrëmë i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’, Askush nuk ka guxuar, as Fatos Nano as Edi Rama as kundërshtarët më të egër të kësaj force politike, të konsiderojnë qeverinë e Sali Berishës si ‘llum’. Askush nuk ka guxuar, përveç Bashës.

Mbrëmë i kërkova të marrë përgjegjësi. Forca jonë politike po shkon në zgrip, falë vendimit okult të Bashës. Nëse do e donte sadopak këtë forcë, do jepte dorëheqjen për ta bashkuar këtë forcë, Basha mbrëmë konfirmoi se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i PD e demokratëve. Kjo gjë në një forcë demokratike, kurrë nuk mendohej se do ndodhte, Basha mbrëmë konfirmoi fatin e karriges së tij.

 

Foltorja është zgjidhja, alternativa, foltorja e Sali Berishës është i vetmi shans për ta mbajtur PD të bashkuar e shpëtuar nga rrokullima ku po e con z.Basha. Foltorja është shpresë dhe firmat po ecin shkëlqyer, baza e PD është për një parti të bashkuar kundër përcarjes që shkaktoi Basha.”- u shpreh Noka.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *