Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte prezent në Vlorë këtë të premte. Basha zhvilloi një takim strukturat e partisë në një prej kafeve të zonës.
Në një prononcim për media ai refuzoi të bëjë deklaratë politike kur u pyet në lidhje me Kuvendin e PD ditën e nesërme.
Ndërkohë rreth pyetjes se përse ka zgjedhur pikërisht sot të jetë në Vlorë njësoj me kryeministrin Rama, Basha i përgjigjet se nuk e dinte se ishte prezent dhe kreu i qeverisë.
Në këtë takim demokrati Basha erdhi i vetëm, i pa shoqëruar nga deputetët demokrat apo qytetarët e Vlorës./KlanNews