Basha shkon në parlament: Nuk heq dorë nga përgjegjësia ndaj shqiptarëve, do punoj që PD të kthehet…

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka shkuar në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Në fjalën e mbajtur para gazetarëve Basha tha se do të punojë që PD të rikthehet në shpresë dhe alternativë për qytetarët.

“Por jo të heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. PD duhet të kthehet në një alternativë dhe shpresë për njerëzit. Do punoj ditë për ditë që PD të kthehet në shpresë dhe aleternativë për njerëzit, alternativë që nuk duhet të jetë në kundërthënie me aleatët tanë.

Një nga arsyet e aktit tim ka qenë pikërisht tejkalimi i interesave personale për t’i dhënë mundësi që të diskutojmë dhe vendosim pa qenë në presion. Kjo ka qenë dhe arsyeja që vendosa të mos marr pjesë në mbledhjen e sotme e cila kishte të gjitha gjasat që do degradonte në një konfrontim. Grupi ka nevojë për bashkim dhe jo përçarje. Unë kam bërë dhe do bëj gjithçka që PD të bashkohet.”, tha Basha.

Basha u ndal edhe te çështja e Inceneratorëve.

“Po futem në parlament ku  ndërkohë ka ndodhur një hap i rëndsishëm, është shënuar një hap përpara në aferën e  Inceneratorëve”, tha Basha.

Të Fundit