Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të Foltores së Sali Berishës me Lidhjen Demokratike të Gruas, ku sulmoi sërish kryedemokratin dhe Qeverinë Rama.
Në rrjetet sociale, Basha shkruan se Partia Demokratike nuk do të kthehet në mburojë të interesave personale të Berishës.
“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale”.
Sali Berisha deklaroi se Lulzim Bashën do ta shndërrojnë në shoqatë pas Kuvendit Kombëtar të PD më 11 Dhjetor, teksa shtoi se gjatë 8 viteve të fundit Partisë Demokratike është kthyer në forcë të majtë dhe muajt e fundit në të majtë ekstreme.
Ndër të tjera Berisha deklaroi se Lulzim Basha i kishte thënë ambasadores amerikane që të dilnin jashtë për të biseduar sepse “Sali Berisha i kishte vendosur përgjues në zyrë”. /tvklan.al
E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 21, 2021