Basha: Politikanët e korruptuar dhe klientët e Ramës duan Shqipërinë në gjunjë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një mesazh në rrjetet sociale këtë të martë ka thënë se politikanët e korruptuara, mediat kliente të Ramës dhe oligarkët janë kundër ndryshimit dhe PD-së.

Ai shprehet se të gjithë këta e duan Shqipërinë në gjunjë. Basha paralajmëron se do ta pastrojë politikën nga llumi i tranzicionit.

“Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët, janë bashkë kundër ndryshimit & PD. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin! Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit, nga veset & pazaret e tyre. #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha./tvklan.al

Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët,janë bashkë kundër ndryshimit & @pdshqiperi. E duan ?? në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin!Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit,nga veset & pazaret e tyre.#vettingnëpolitikë https://t.co/eb7R18JTuK

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 26, 2021

Të Fundit