Basha për Berishën: Palo burrë, sulmon gratë e PD pasi nuk e mbrojtën

Nga njësia 2, kryedemokrati Lulzim Basha foli për projektin e ndërtimit në zonën e “5 maijt: i cili është kundërshtuar nga banorët.

Basha hodhi akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministrit Edi Ramës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin tha se denoncon oligartëk që vidhin taksat e qytetarëve dhe se njerëzit që bënin biznes me Ramën mbështesin Berishën.

Basha e cilësoi Berishën “palo burrë” që sulmon gratë e PD pasi nuk e mbrojtën kur u shpall “non grata” nga SHBA.

“Pse këta që bëjnë vettingun për gjyqtarë, prokurorë, zdrukthuare, punonjës policie, noter, për të gjitha nuk pranojnë  vettingun për veten e tyre? Pse? Pse? Sepse ndahet shapi nga sheqeri. E lehtë të akuzosh nga mëngjesi deri në darkë, të shpifesh siç shpif Sali Berisha me Edi Ramën, Erion Veliaj me shokë. Një ditë nuk kanë shkuar tek 5-Maji. Kjo deputetja që keni këtu ka qenë shtatzënë kur shkonte tek 5-Maji edhe hidhej gaz. Para një jave ishin deputet tanë atje, ku ishin këta që shpifin nga mëngjesi deri në darkë? Pse nuk denoncojnë? Pse iu është lidhur gjuha Sali Berishës për të denoncuar oligarkët dhe kriminelet qëkur ka nisur turin e tij personal për hallin e tij personal? Kemi 6 vite që denoncojmë aferën e inceneratorëve dhe ju e dini mjaft mire që një ministër i Edi Ramës sot është prapa hekurave. A është fundi? Jo.  Çdo skandal që kemi denoncuar, çdo e vërtetë që kemi thënë është ashtu siç kemi thëne ne sepse ne për asnjë çaste nuk jemi tunduar as nga presioni i oligarkëve as nga joshja e oligarkëve. Njerëzit që kanë bere biznes me oligarkët e Edi Ramës sot i ke me Sali Berishën me Edi Ramën duke kompletuar ditë për ditë kundër demokrateve dhe kundër shqiptareve. Vettingu i politikaneve e ndan shapin nga sheqeri. Shpifje, linçime, palo burrëllëk merret nga mëngjesi deri në darkë me zonjat e nderuar të partisë demokratike vetëm e vetëm sepse nuk pranuan të bëhen mburojë kur u shpall “non grada” nga aleati ynë strategjike. Pasi iu dha fjalën demokrateve që nuk do ta përfshijë partine, që nuk do ta përfshijë grupin parlamentar dhe në fakt jo vetëm që e përfshiu por e sulmojë me të njëjtin egërsirë, me të njëjta mjete si kundërshtari ynë Edi Rama dhe regjimi i tij dhe në bashkëpunim me të.  Vettingu ne politike, reforma e sistemit zgjedhor, duke përfshirë një reforme kushtet qe do te rivendos balancën e pushteteve për shembull, kemi dëgjuar dhe do t’i qëndrojmë duke kufizuar mandatin e kryeministrit, zyra me e fuqishme e ekzekutimit”,-tha Basha.

Të Fundit