Lulzim Basha ishte i pranishëm në festimin e 40 vjetorin e Aleanca Botërore e partive të qendrës së djathtë që u mbajt në Londër.
Me anë të një postimi në Facebook ai tha se në këtë takim ka falenderuar ish-kryeministrin e Kanadasë Stephen Harper për mbështetjen e çmuar për Shqipërinë dhe PD si dhe ka zhvilluar biseda miqësore me disa nga figurat më të rëndësishme të Aleanca Botërore të partive të djathta.
Ai ka shkruar se kjo aleancë tregon se Partia Demokratike është e bekuar me miq ndërkombëtar.
“40 vjetori i Unionit Ndërkombëtar Demokrat International Democrat Union, Aleanca Botërore e partive të qendrës së djathtë, mblodhi në Londër kolegë, miq dhe partnerë të rëndësishëm të Partisë Demokratike.
Në këtë 40 vjetor të krijimit të IDU e falenderova Kryetarin e familjes tonë politike euro-atlantike, ish-kryeministrin e Kanadasë z. Stephen Harper për mbështjen e çmuar për Shqipërinë dhe PD.
Ish-Presidentja dhe ministrja e jashtme e Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic me të cilën kemi ndarë kohë sfidash dhe suksesesh gjatë procesit të anëtarsimit në NATO, më garantoi se vendi i saj do te jetë mbështetës i palëkundur në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Gjithnjë kënaqësi biseda e hapur dhe miqësore me një nga eminencat e Partisë Popullore Europiane, Elmar Brok, mbështetës në çdo kohë i Partisë Demokratike.
Me ish-kryeministrin dhe kreun e partisë simotër në Slloveni Janes Janza folëm për sfidat më të cilat po përballen vendet tona dhe rreziku që vjen nga sakrifikimi i demokracisë në emër të stabilokracisë më të cilën sot po përballen sot vendet e ndryshme të rajonit.
PD është e bekuar me miqtë e saj, si e vetmja forcë që ka sjellë e do ta sjellë ndryshimin!”-shkruan Basha.