Pas dorëzimit të firmave nga ana e ish-kryeministrit Berisha, ka reaguar për herë të parë kryedemokrati Lulzim Basha.
Jashtë selisë blu, Basha tha për liderin historik të PD-së, Sali Berisha se po mbështet kryeministrin Edi Rama.
“Berisha ka bërë një tallje të madhe me demokratët përgjatë këtyre muajve. Nuk i ka firmat prandaj i dorëzoi tek Këshilli Kombëtar. Kemi informacione që Berisha ka bashkëpunuar me regjimin për të kryer një puç në PD”, është shprehur Basha.