Banorët e pallatit u alarmuan nga era e rëndë, gjendet i pajetë në apartamentin e tij 65-vjeçari, dyshohet se kishte vdekur prej 2 javësh

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Burime për media bëjnë me dije se 65-vjeçari jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte ardhur në Durrës disa javë më parë, ndërsa dyshohet se ai kishte ndërruar jetë 2 javë më parë. Ata që ngritën alarmin ishin banorët e pallatit ku ai u gjet, pasi pallati kishte marrë erë nga kufoma e 65-vjeçarit me iniciale A. G..

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

 

Durrës/Informacion paraprak

 

Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 9, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit