Banorët e Dubait “ngasin” makinat luksoze mbi ujë

Klientët shprehen të emocionuar për këtë përvojë të veçantë

Duke ecur përgjatë portit të Dubait, mund të hasni në një panoramë aspak të pazakontë si një makinë Corvette ose një McLaren që lundron mbi ujë.

Jet Cars, janë në fakt varka me shpejtësi, të ndërtuara duke përdorur një motor dhe të modeluara sipas modeleve të ndryshme të makinave për të mahnitur turistët dhe vendasit në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe. “Ne donim të gjenim diçka të re, ne tashmë kemi makina luksoze, kështu që pse të mos i çojmë këto makina luksoze në ujë? Për t’u ofruar njerëzve diçka të re. Njerëzit e pëlqyen dhe filluan të kërkonin më shumë modele, madje na dhanë edhe ide.”

Për klientët, një përvojë e tillë ia vlen të përjetohet.

“Ishte një eksperiencë unike, përvoja e parë në jetën time te drejtoja një McLAren në ujë, të lundroja nëpër valë, ishte emocionuese, e frikshme, nuk e prisja, janë shumë emocione të gjitha në një.”

Lundrimi për një orë me këto mjete kushon rreth 545 dollarë.

 

Të Fundit