Balluku: Marrëveshja e Roaming, qytetarët do të përjetojnë ndryshime të mëdha dhe pozitive

Ministrja Belinda Balluku gjatë Samitit BE- Ballkani Perëndimor ka folur për marrëveshjen e Roaming e cila u nënshkrua sot. Ajo shprehet se nga kjo marrëveshje, rajoni jonë do të integrohet më mirë në në sistemin e të drejtave themelore të çdo evropiani, atë të qarkullimit të personave, të mallrave,të ideve dhe ndërveprimeve ekonomike. Sipas  saj qytetarët do të përjetojnë konkretisht ndryshime të mëdha dhe pozitive në mënyrë të përshkallëzuar, do të zgjerohet aksesi në oferta të larmishme, në çmime gjithmonë më të ulëta, të paketave tarifore Roaming, të përdorshme kudo në vendet e BE.

 

 

 

Belinda Balluku: Marrëveshja e sotme integron rajonin tonë më shumë dhe më mirë në sistemin e të drejtave themelore të çdo evropiani, atë të qarkullimit të personave, të mallrave,të ideve dhe ndërveprimeve ekonomike që janë padyshim shumë të rëndësishme.

Nisur nga përparësitë e përcaktuara nga samitet e mëparshme të BE-së me Ballkanin Perëndimor, kanë identifikuar heqjen e tarifave të Roaming si etapën më të rëndësishme për përmbushjen e objektivave të konektivitetit. E përshëndet vizionin dhe këmbënguljen e tyre për të jetësuar politika në shërbim të përafrimit njerëzor dhe social, solidaritete që janë në themel i kahershëm i proceseve integruese evropiane. Është frutë i këtij bashkëpunimi të konsoliduar dhe suksesi  i pamohueshëm i heqjes së tarifave të Roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor  duke nisur nga Korriku i vitit 2021. Do ndalem vetëm në dy shifra që faktojnë suksesin e nënshkrimit të marrëveshjes së Korrikut 2021 mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Janë rritur në gjysmën e dytë të vitit me 96% të gjitha shkëmbimet dhe thirrjet brenda 6 këtyre vendeve, sikurse është rritur me 62% volumi i vëllimit të trafikut të përdorimit të internetit. Heqja e tarifave të roaming në Ballkanin Perëndimor, ka krijuar gjithashtu kushtet për investime më të mëdha në infrastrukturën e telekomunikacionit si dhe ka përjashtuar implikimin e politikave zhvillimore si për shembull planin kombëtar Broadband me një rritëm të panjohur më parë.

Shprehja e kësaj fryme bashkëpunimi është dhe kjo marrëveshje që është firmosur sot nga operatorët që kanë qenë prezentë. Një pjesë e tyre janë nënshkrues fillestarë të marrëveshjes sot dhe janë këtu bashkë me ne. Të tjerët do t’i bashkohen sepse është diçka që duhet të kemi parasysh. Të implementosh hapat teknologjike nuk është gjithmonë e lehtë sidomos kur ato kanë impakte financiare dhe kanë impakte në teknologjitë e reja që duhen për t’u përdorur. Rëndësi ka që sot kemi hedhur një hap të parë dhe të sigurt i cili do të fillojë të implimentohet nga Tetori i vitit 2023.

Do doja të nënvizoja se falë kësaj marrëveshje prej vitit të ardhshëm, qytetarët do të përjetojnë konkretisht ndryshime të mëdha dhe pozitive në mënyrë të përshkallëzuar do të zgjerohet aksesi në oferta të larmishme, në çmime gjithmonë më të ulëta, të paketave tarifore roaming, të përdorshme kudo në vendet e BE. Theksoj se ky është një angazhim që është marrë dhe do të merret edhe nga operatorët e tjerë të cilët mungonin sot, por që do të bëhen pjesë.

Përkrahë larmisë së shërbimeve dhe reduktimit gjithmonë të qenësishëm të tarifave, do të rritet njëkohësisht dhe cilësia e shërbimit dh zgjerimi i mbulimit.  Kam bindjen se Samiti i Tiranës ka një meritë të madhe në vënien e fokusit tek qytetarët, por dhe në arritjen e një bashkërendimi interesash jo shpesh të ndërthurshëm që janë interesat midis biznesit dhe institucioneve.

Të Fundit