Balla “shpërthen” ndaj Berishës: Ti PS-së i ha atë…

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste,Taulant Balla e ka quajtur provokim uljen e Sali Berishës në anën e të majtëve sot në Kuvend. Balla iu përgjigj me fjalë të rënda, pasi Berisha tha se u ul tek maxhoranca për t’i dhënë një mesazh socialistëve se është avokati i tyre.

Balla tha se Berisha në këto 30 vite nuk i afrohet dot PS, pasi sipas tij kjo forcë politike ka kontribuar vetëm për të mirën e vendit dhe e akuzoi ish-kyeministrin për tradhti.

“U bë një provokim i ulët nga një njeri pa turp. Nuk ndodh që unë të ulem në vendin tuaj. Ky individ kërkon sherr dhe luftë sa herë i jepet mundësia. Ne nuk bëmë asnjëherë reagim se burrë i vjetër nuk qëndron në këmbë dhe menduam se e ka nga mosha.

Ky që kërkon të vijë këtu në Parlament se i përfaqëson më mirë socialistët, ky PS i ha atë dhe ky PS ky njeriu nuk ia afrohet dot kurrë se PS në këto 30 vite ka kontribuar vetëm për të mirën e këtij vendi. Ky njeriu që e ka tradhtuar Shqipërinë”, tha Balla.

Të Fundit