Balla për Metën: S’kemi pasur një profesionist mbi palët, por një palë mes palëve

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, teksa po fliste për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri ka akuzuar presidentin Meta se nuk ka qenë i pavarur në detyrën e tij, por ka qenë palë mes palëve.

“Ajo që..dhe këtu po flas në cilësinë time si kryetar i grupit të PS, është se Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për një president normal. Natyrshëm që s’kemi pasur një profesionist mbi palët, por një palë mes palëve. Ishte mes palëve, të palëve të opozitës. Ajo që na duhet ne është që Shqipëria të zgjedh një president që të jetë diametralisht të kundërt me atë që ka përfaqësuar Ilir Meta. Shpresoj që Shqipëria të ketë një president/presidente shumë më të mirë dhe të pakrahasueshëm se ai që kemi.”, tha ai.

Të Fundit