Balla: Mos ia jepni votën Monës se maksimumi do blejë çizme të reja!

Drejtuesi i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla nga Gramshi është shprehur ditën e sotme se PD thuajse s’ka asnjë shanc që të përfaqësohet në Parlament nga ndonjë kandidat i këtij komuniteti.

Gjatë fjalës së tij Balla u shpreh se nëse duan ndryshimin duhet të votojnë për Partinë Socialiste. Ndërkohë që i ka udhëzuar votuesit që në zgjedhjet e 25 prillit të mos ia japin votën Kryemadhit, sepse sipas tij, maksimumi do blejë një palë çizme të reja.

Çdo votues i majtë, që i rreh zemra majtas t’ia japë votën PS dhe Ramës. Kam një thirrje për demokratët e Gramshit, ata që kanë mbetur. Vëllezër, nuk e di arsyen se përse e keni zemrën djathtas, çojeni zemrën në vendin e duhur, dy kandidatëve tanë që i japin më shumë përfaqësi qytetit. Shanset që PD të jetë me kandidatët e vet në Parlament nga Gramshi, ka aq sa të fitojë Belshi kampionatin. Mos ia jepni votën Monës sepse maksimumi do të ble çizme të reja, sepse s’ka ç’të japë për Gramshin. Kush do pensione më të larta, punësim më shumë, shkolla më të mira, kush do Gramshin më të bukur, duhet të votojë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën”, tha Balla nga Gramshi.

Të Fundit