Një krim në familje ka ndodhur në një familje shqiptare në zonën e Ternit në Itali, ku burri vrau me thikë gruan e tij.
Sipas mediave italiane, viktima është Zenepe Uruçi 56 vjeç. Autori i dyshuar, bashkëshorti i saj, Xhafer Uruçi 61 vjeç, është arrestuar nga policia.
Sipas mediave italiane, para krimit, viktima i kishte dërguar një mesazh zanor djalit ku i kërkonte ndihmë. “Babi po më keqtrajton”, kishte thënë ajo në mesazhin zanor duke nënkuptuar që i ati po e dhunonte përsëri.
Djali, që në momentin e krimit kishte qenë në punë, telefonoi babain dhe e pyeti se çfarë po bënte.
61-vjeçari bërtiti në telefon duke i thënë “do të të tregoj unë se çfarë bëj”.
Më pas u dëgjuan vetëm të bërtitura. Djali telefonoi përsëri mamanë, por nuk po merrte përgjigje. Më pas njoftoi fqinjët, e këta të fundit policinë. Por ishte shumë vonë. 56-vjeçarja kishte humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë.
Viktima ishte dhunuar edhe herë të tjera nga bashkëshorti, por asnjëherë nuk e kishte denoncuar.