Babai vret vajzën, nuk pranoi të martohej me atë që ai kishte zgjedhur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një burrë ka vrarë vajzën e tij 18-vjeçare.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në qytetin Novellara, për çështje nderi, pasi vajza nuk pranoi të martohej me burrin që ai kishte zgjedhur për të. Vajza u raportua fillimisht e zhdukur.

Hetimet zbuluan se vajza kishte krijuar një lidhje me një djalë në Italia, por familja e saj e zbuloi dhe kishte planifikuar ta dërgonte në Pakistan, vendi i tyre i origjinës, për ta martuar. Babai e vrau teksa ajo u kthye në shtëpi dhe më pas trupin e groposi në oborrin pas shtëpisë.

Të Fundit