Jemi në aksin nacional Kamëz-Shkodër, në afërsi të Valiasit, pasi qytetari Niko Qarkaj tregon, se në 7 shkurt 2020, babai i tij është nisur për në punë, në një fabrikë plastike në Valias, ku ishte roje nate. Të nesërmen i ati nuk është kthyer në shtëpi dhe Niko ka dalë ta kërkojë, por ka gjetur vetëm bicikletën të mbështetur në një shtyllë dhe babain në spital. Doktorët i thanë, se dëmtimet ishin të konsiderueshme dhe ata e kishin quajtur aksident. Niko bëri kallzim në polici, por nuk di të thotë, se cfarë ndodhi më pas.Ne folëm vetëm me të moshuarin Pal Qarkaj, por ai nuk mban mend shumë gjëra, pasi është në karrike me rrota e ka humbur plotësisht shikimin. Pasi është bërë kallzimi, materialet janë dërguar në Prokurori dhe prokurori i cështjes, në përfundim e ka pezulluar dosjen pa autor.
- +355 67 220 8888
- [email protected]