Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati që iu bë sot një 65-vjeçari nga Berati, i cili mbeti i vrarë pranë Rrugës së Elbasanit. Ngjarja ndodhi pranë Piramidës, në një zonë të populluar, në sy të shumë kalimtarëve të rastit.
Viktima rezulton që të jetë i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike.
Ndërkohë që kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilave në disa raste u janë vendosur tritol.
Po ashtu mësohet se ai prej disa kohësh kishte jetuar në Turqi teksa aktualisht ishte duke u verifikuar për pastrim parash.
Ditën e sotme, ka dyshime se ai mund të jetë nxjerrë në pritë, pasi lëvizte në këmbë, në trotuarin në krah të lumit të Lanës, kur është qëlluar me dy plumba në trup, me një armë zjarri me sileniciator.