Këngëtari i dashur i muzikës popullore greke, Vassilis Karras, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, pak pas orës 17:00 të së dielës së 24 dhjetorit. Sipas mediave greke së fundmi ai po përballej me një problem të rëndë shëndetësor.
Thuhet ai po bënte një betejë të gjatë me kancerin dhe pësoi një pengesë teksa ishte i shtruar në spitalin Transballkanik në Selanik.
Këngëtari nga Selaniku me zërin veçantë dhe hitet e shumta, arriti të lërë gjurmë në këngën popullore greke.
Ai ishte një interpretues me identitetin dhe karakterin e tij që ra në sy që në momentin e parë të rrugëtimit të tij artistik dhe nuk kishte si ta ngatërronte me ndonjë artist tjetër. Megjithatë, ai ishte edhe një krijues shumë i aftë. Shumë nga hitet e tij mbajnë firmën e tij qoftë në tekst, qoftë në muzikë… ndonjëherë në të dyja anët, ndërkohë që këngët e tij kanë kënduar edhe interpretues të tjerë dhe disa kanë dalë edhe prej tyre.