Artan Lame, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i ftuar sonte në “Opinion” në Tv Klan sqaroi deklaratën e tij se institucionet shqiptare nuk janë të legalizuara. Lame thotë se shteti shqiptar ka 30 vjet që ndërton pa leje sepse thuajse të gjitha pronat shtetërore janë të paregjistruara.
Artan Lame: Historia nis qëkur filloi historia e legalizimeve dhe ne atëherë ishim në dilemë, do merremi me legalizimet e miletit njëherë apo me legalizimet e shtetit sepse për turpin e vet shteti shqiptar ka 30 vjet që ndërton pa leje.
Blendi Fevziu: Shteti shqiptar ndërton pa leje? Po pse i kërkon llogari privatëve kur ndërton shteti pa leje?
Artan Lame: Është si kjo pyetja që pse Enver Hoxha nuk i regjistronte pronat, i kishte të gjitha të vetat dhe thoshte për çfarë t’i regjistroj.
Blendi Fevziu: Edhe shteti thotë i kam të miat dhe thotë për çfarë t’i regjistroj.
Artan Lame: Të vetat në kuptimin e shtetit kështu që nuk regjistroheshin. Ne atëherë u morëm me legalizime masive të publikut dhe kemi filluar me legalizimin e objekteve shtetërore prej gati një viti vetëm, që u bë edhe një VKM e veçantë. Të njëjtën procedurë po ndjekim tani edhe me pronat pasi pak a shumë filloi të vihet në linjë situata me pronat e privatëve, që do të thotë u miratua ligji, u miratuan aktet, ka filluar të funskionojnë. Do të jap vetëm dy shifra. Vjet janë 1 milionë e 550 mijë aplikime të qytetarëve në sistem për pronat e tyre dhe përgjgijet natyrisht, sivjet janë diçka më pak, ka arsye përse janë dhe mua më gëzon që janë më pak se tregon që po fillon të bjerë, të kthehet në normalitet gjëja dhe tani filluam të merremi me pronat e shtetit shqiptar, histori që shteti shqiptar e ka filluar që në 1912 dhe se ka bitisur dot asnjëherë.
Blendi Fevziu: Çfarë pronash shtetërore janë të paregjistruara?
Artan Lame: Praktikisht të gjitha.
Sipas Lame, në këto prona futen pronat e patjetërsueshme si vijat bregdetare, liqenore e lumore, kodrat, malet, pronat pa zot, godinat shtetërore dhe objektet publike.