Arrihet marrëveshja me Hungarinë, do të njihen të gjitha llojet e vaksinave anti-Covid. – Stop
Lajme, Të Gjitha

Arrihet marrëveshja me Hungarinë, do të njihen të gjitha llojet e vaksinave anti-Covid.

Arrihet marrëveshja e parë mes Shqipërisë dhe një vendi anëtar të BE për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vanksinimit.

Shqipëria dhe Hungaria pritet të finalizojnë brenda kësaj jave njohjen e të gjitha llojeve të vaksinave dhe të hapin kufinjtë për levizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit.

Kjo marreveshje eshte arritur gjate takimit të kryeministrit Edi Rama dhe homologut të ti Viktor Orban ne Budapest diten e sotme.

Edhe shefi i qeverisë shqiptare, Rama, i cili ndodhet ne nje vizite zyrtare ne Budapest, tha se delegacionet e dy vendeve kane arritur ne nje bashkepunim bilateral “në ekonomi, shëndetësi, arsim”.

Sa i përket integrimit të vendit, “Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”- shkruan Rama në rrjetet sociale, në një postim të shkurtër.

POSTIMI I RAMES

Budapest – Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *