Arrestuar, liruar, por pa telefon: Qytetari bllokohet nga ‘lufta e burokracisë’!

Eriol Liksala, tregon se është arrestuar për lëndë narkotike dhe pas vuajtjes së dënimit, ka dalë me shërbim prove. Në momentin e arrestimit, i janë sekuestruar dy telefona pune, të cilët sot i kërkohen nga kompania, ku punonte, në mënyrë, që të marrë pagat e bllokuara. Është drejtuar në Prokurori, ku i është thënë, se urdhri i lirimit të sendit, është dërguar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Por ky institucion i kërkon vendimin e kthimit të sendeve. Prej gati një viti qytetari shprehet, se nuk po merr dot telefonat e tij.Në Drejtorinë e Policisë Tiranë, i thonë, se vendimi duhet sjellë fizikisht. Ndërsa në Prokurori shprehen, se dosja është asgjësuar.

Të Fundit