Arrestohet gabimisht per vjedhje biçiklete, prej 10 ditesh qendron ne burg – Stop
KLIPET

Arrestohet gabimisht per vjedhje biçiklete, prej 10 ditesh qendron ne burg

Ronaldo Xhoraj, një 18 vjecar nga Fieri, në 4 qershor arrestohet, pasi akuzohet, se ka shtyrë një të mitur, për të vjedhur një bicikletë.Familjarët e të riut thonë, se djali është arrestuar padrejtësisht, pasi kanë ngatërruar person. Oficeri i Policisë Gjyqësore në Policinë e Fierit, Ilia Muça, në procesverbal i referohet dëshmisë së 13 vjecarit, që vodhi bicikletën.Por, vetë procesverbali ka një sërë gabimesh. Nga ana tjetër ne kemi dëshminë e të miturit, që thotë, se Ronaldo nuk ka lidhje me këtë histori dhe se është ngatërruar emri. Vetë babai i 13 vjecarit thotë për ‘Stop” se e coi prapë të birin, po atë ditë, që të dëshmonte, se ishte bërë një ngatërresë, por në polici e kishin refuzuar këtë kërkesë, duke e shpërfillur. Çështja ka kaluar në prokurori dhe në gjykatën e Fierit.Tani pritet vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë, për fatin e 18 vjecarit Ronaldo Xhoraj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *