Arrestimi i shefit të Komisariatit Laç/ Balla: Vetë-pastrimi i Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në tjetër nivel

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin dhe caktimin e  masës ‘arrest me burg’ për Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç.

Balla thotë se me arrestimin e Dritan Metaj vijon procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit.

Aipas tij forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

“Vijon intensivisht procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë arrestuar sot pasdite Shefin e Komisariatit të Policisë Kurbin, i cili dyshohet për bashkëpunim me drejtuesit e një grupi kriminal, ndaj të cilëve janë lëshuar gjithashtu urdhra arresti. Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.”, tha Balla.

Të Fundit