Arrestimi i mjekut, Spitali i Traumës: Të mos njollosen bluzat e bardha, të zbardhet e vërteta! – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Arrestimi i mjekut, Spitali i Traumës: Të mos njollosen bluzat e bardha, të zbardhet e vërteta!

Spitali i Traumës ka reaguar pas arrestimit të mjekut Fitim Marku ditën e sotme, i cili akuzohet se mori ryshfet nga pacienti i tij.
Në një reagim për mediat, spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për ta çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes dhe kërkon që të vërë para drejtësisë këdo që është i përfshirë.
Po ashtu në deklaratën e tyre thuhet se kjo ngjarje nuk duhet të njollosë punën e bluzave të bardha.

“Nisur nga ngjarja e sotme e ndalimit të mjekut me inicialet F.M, Spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për të çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë këdo që përfshihet në veprime të kundërligjshme, përkundrejt shërbimit që ofrohet për qytetarët.

Raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve, të cilët e kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve.

Garantojmë qytetarët se, në Spitalin Universitar të Traumës nuk u ndërpre dhe nuk do të ndërpritet në asnjë moment shërbimi për këdo që ka nevojë për kujdes mjekësor”, thuhet në reagim.

 

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *