Arrestimet e SPAK për Inceneratorët, Basha: Rezultat i punës profesionale të PD

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimeve të sotme të SPAK lidhur me çështjen e Inceneratorëve.

Basha në një postim në “Facebook” shkruan se arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar. Më tej ai thotë se asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës duke theksuar se qeveria e tij është e korruptuar.

“Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri. Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie”, shkruan Basha.

 

 

Të Fundit