Armët e ftohta e të rrezikshme u shiten pa asnjë problem të miturve.Kush mban përgjegjësi për këtë?!

Dy vjet më parë, ish-ministrja e financave Delina Ibrahimaj, deklaroi pas një mbledhjeje qeverie, se një task forcë, do të mbrojë konsumatorët nga blerjet online.Por ne kemi shkar më tej, duke investiguar shitjen online përmes instagramit të disa prokukteve të rrezikshme, që klasifikohen si armë të ftohta, si maska hajdutësh, spray paralizues, pranga policësh, apo edhe elektroshok.Jo vetëm i kemi porositur online, por për t’ia marrë në një postë private, ka shkuar një i mitur. Gjithcka ndodh ditën për diell e në sy të institucioneve. Ish- shefi i balistikës në Institutin e Policisë Shkencore, Shpëtim Huda na shpjegon legjistlacionin për armët, duke nënvizuar, se produktet, që ne blemë, hyjnë tek armet e ftohta dhe tregtimi i tyre në këtë mënyrë, përbën vepër penale.

Ne e përsëritëm disa herë dhe shumë objekte të ndaluara eksperimentin e blerjeve online dhe gjithmonë ndeshëm të njejtën lehtësi e papërgjegjshmëri.

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi bën thirrje, që qytetarët të mos blejnë online në instagram, pasi kjo platformë është e pakontrollueshme. Gjithashtu ai thotë, se AKEP duhet t’i kontollojë postat private, të cilat nuk duhet t’u shërbejnë faqeve në instagram, kur këto të fundit nuk janë të pajisura me Nipt.

Të Fundit