Apeli i GJKKO lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Sipas avokatit të saj, Hyseni nuk është paraqitur në seancë, ndërsa Apeli ka vendosur të miratojë vendimin e dhënë më parë nga shkalla e parë e GJKKO-së.

Hyseni dyshohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve ose të dhënave sekrete lidhur me Ergys Agasin.

Të Fundit