Apel per ndihme/Babai kerkon ndihme per kurimin e vajzes ne Itali.

Sibora është një vajzë 3 vjecare e cila është diagnostikuar me leucemi akute. Sot babai i saj, Mikal Muca, bën një apel për ndihmë, për të kuruar vogëlushen e tij.Ai thotë, se vajza e tij, ka rreth 1 muaj e gjysmë e shtruar në spitalin e pediatrisë në Tiranë, por mjekët nuk i kanë dhënë shpresë për jetën. Në këto kushte duhet ta dërgojë vajzën në Itali, për një kurim që zgjat rreth 2 vite. Për kurimin e vajzës do e ndihmojë një shoqatë me emrin Shqiponja, por ai kërkon ndihmë, pasi nuk ka me cfarë të jetojë gjatë këtyre dy viteve atje, pasi ka dhe një vajzë të vogël 4 muajshe.

Të Fundit