Ankesa/ Aplikon per vize amerikane, rezulton i vjedhur numri i amzes-Stop-17 Shtator 2021 – Stop
Të Gjitha

Ankesa/ Aplikon per vize amerikane, rezulton i vjedhur numri i amzes-Stop-17 Shtator 2021

Jemi në Lezhë për rastin e zonjës Bardhe Prenga, e cila ka mbaruar gjimnazin në shkollën e mesme në Fan, Mirditë në periudhën 1991-1995. Më pas ka ndjekur dhe studimet e larta. Për shkak se ka nisur një procedurë për vizë amerikane, i kërkohet një vërtetim i njehsuar me origjinalin nga arkiva e Lezhës. Përgjigjen e ka marrë negative, pasi amza, nuk gjendej në arkivë me emrin e saj.Ne udhëtuam drejt njësisë administrative Fan Mirditë, në shkollën e mesme “Ndrec Ndue Gjoka”, ku Bardhe Prenga ka ndjekur gjimnazin.Drejtori aktual Frrok Vokrri shprehet, se kur ka marrë detyrën, nuk ka patur asnjë dokument amze, apo regjistri të vecantë.Nga ana tjetër, ish-drejtori, Ndue Laska, u shpreh, se amza është e Bardhës, por në vitin 2010 amzat janë tërhequr nga ish-drejtoria arsimore e Rrëshenit dhe janë kthyer në kohën, që ai ishte shkarkuar nga detyra.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *