“Amnistia penale do të ndodhë patjetër”, ministri Gogu: Do të nisin diskutimet në Parlament

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi sot konferencën e parë për shtyp 11 javë pas marrjes së detyrës, dhe paraqiti prioritetet kryesore të

Ministrisë së Drejtësisë në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për fazën aktuale të reformës në drejtësi.

Ministri Gogu deklaroi se Amnistia Penale do të miratohet, duke theksuar se procesi është në Kuvend dhe se diskutimet pritet të nisin në ditët në vijim.

“Amnistia është në Parlament, do të fillojmë të merremi me amnistinë me vëmendjen që i takon. Në ditët në vijim do të nisin diskutimet në Parlament”, tha Gogu.

Ai theksoi gjithashtu se procesi po trajtohet me kujdes në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Do të ndodhë, patjetër. Nga ana tjetër jemi treguar shumë të kujdesshëm që në të gjithë procesin që kemi për anëtarësimin në BE, t’i trajtojmë sipas prioriteteve. Në ditët në vijim do të nisin diskutimet në Parlament. Nga amnistia do të përfitojnë personat që vuajnë apo kanë probleme me shëndetin, të moshuarit etj”, tha ministri Gogu.

Ministri shtoi se do të vijojnë kontrollet në sistemin e burgjeve dhe se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të jetë në krye të operacioneve për zbatimin e masave të sigurisë.

Të Fundit