Një aksident laboratori në Kinë që shkaktoi një rrjedhje ka të ngjarë të jetë shkaku i pandemisë së koronavirusit. Kështu thuhet në një raport të “Wall Street Journal“, i cili citon një raport të klasifikuar nga Departamenti Amerikan i Energjisë.
Sipas gazetës, raporti iu dha Shtëpisë së Bardhë dhe anëtarëve kryesorë të Kongresit dhe bazohet në informacione të reja.
Deri kohët e fundit, Departamenti Amerikan i Energjisë ishte i pasigurt se si u përhap koronavirusi, dhe ky raport gjithashtu sqaron se departamenti arrin në këtë përfundim pa shumë siguri. Sipas raportit, katër agjenci të tjera në SHBA vlerësojnë se koronavirusi mund të jetë përhapur përmes transmetimit natyror, ndërsa dy të tjera mbeten të pavendosura.